sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Manaj shijon pushimet në bregdetin italian, Barcelona i rezervon një numër për Champions League

Duke qenë se Barcelona B e mbylli sezonin futbollistik, ku arriti deri në finale të Play-Off, por nuk mundi të ngjitej një kategori më lart, Kike Setien ka mundësi zgjedhje mes më shumë lojtarëve dhe parashikohet të thirrë disa lojtarë të ekipit B për ndeshjet e Champions. Mes tyre edhe Rei Manajt, të cilit klubi i ka regjistruar një numër në UEFA.

Në rast se Setien e grumbullon sulmuesin e kombëtares sonë, Manaj do të mbajë numrin 41. Në fakt vështirë se bomberi kuqezi do të grumbullohet, pasi Barça i ka të gjithë sulmuesit në dispozicion, por në rast emergjent Manaj do të lërë pushimet dhe do kthehet nën urdhërat e Setien.

Tekniku spanjoll e stërvit prej kohësh 22-vjeçarin, por ende nuk i ka dhënë mundësinë të prekë fushën e “Camp Nou” në një ndeshje të ekipit të parë. Aktualisht Manaj po relaksohet në një nga hotelet e bregdetit italian, por në rast se do i duhet Setien në miniturneun e Portugalisë, lushnjari “do të vrapojë” të ndihmojë ekipin blaugrana të fitojë Champions League. /vipsport.al/