sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Malota gjen shpejt “shtëpine e re”, mbrojtësi nuk largohet nga Superiorja

Merkato e Superiores vazhdon të dhurojë lëvizje të shumta që në ditët e para të saj, sidomos sa u përket skuadrave që po përgatiten për pjesëmarrjen në Ligën e Europës. Një prej ekipeve që po mundohet të organizojë sa më shpejt skuadrën është Laçi, i cili sot ka siguruar një firmë të rëndësishme.

Sipas “SuperSoport”, klubi ka arritur të gjejë akordin me Renato Malotën, mbrojtësn i cili vetëm sot zyrtarizoi largimin e tij nga Vllaznia. Malota ka pranuar ofertën e kurbionasve dhe ashtu si Alen Sherri pak ditë më parë, do të jetë një force më shumë pèr prapavijën e kësaj skuadre për Europën e për sezonin e ardhshëm.

Atje Malota do të gjejë një nga trajnerët me të cilët ka shkëlqyer gjatë karrierës së tij, Armando Cungun, i cili e ka drejtuar si te Kukësi, ashtu dhe te Vllaznia në të kaluarën dhe i njeh mirë aftësitë e mbrojtësit lezhjan. /vipsport.al/