sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Luante pa doreza dhe cilësohej si “macja e zezë”, Presidenti Meta dekoron ish-portierin e spikatur

Presidenti i Shqipërisë nderon një tjetër ish-sportist të njohur, i cili ka lënë në futbollin shqiptar dhe njihet si një nga portierët më të mëdhenj që ka nxjerrë futbolli shqiptar. Ilir Meta ka dekoruar Sulejman Maliqatin me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, duke ia bërë të paharrueshëm 92-vjetorin e lindjes.

“Urimet më të përzemërta në 92-vjetorin e lindjes për Profesor Sulejman Maliqati, një nga portierët më të famshëm të të gjithë kohëve të futbollit shqiptar, legjendën e padiskutueshme të Partizanit dhe Ekipit Kuq e Zi, 7 herë kampion kombëtar dhe Nënkampion i lojërave të Leipzigut të vitit 1958.

I cilësuar si “macja e zezë” dhe mburojë e pakalueshme e portës shqiptare, Maliqati mbetet një shmebull për t’u ndjekur dhe fyrmuëzues edhe për të rinjtë që duan të veshin dorezat në të ardhmen…

E.S./Vipsport.al/