sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Lilaj: Më pëlqen Tirana dhe Kosova, por menaxheri po punon për të kaluar jashtë vendit

Sabien Lilaj është një nga lojtarët më të mirë që ka luajtur gjatë dekadës së fundit në kampionatin shqiptar dhe prej dy vitesh ai aktivizohet në Izrael. Aventura në këtë vend është drejt fundit dhe ai vetë tregon se futbolli atje është në krizë dhe kjo e dërgon të kthehet në vendin tonë.

Ish-mesfushori i Skënderbeut në një intervistë për Super Sport tregon se i pëlqen rikthimi te Tirana dhe ka disa oferta jozyrtare nga klube në vendin tonë, por tregon se e tundon jo pak edhe një eksperiencë në futbollin e Kosovës.

STËRVITJA TE ROLAND PEQINI- “Si fillim mendova të pushoj sepse kishim me të vërtetë nevojë. Pas ndalesës prej koronës ishte një periudhë vërtetë intensive. U rikthyem në Izarel dhe mbaruam kampionatin. Pasi u qetësova dy javë me familjen erdhi një moment që nuk durova dhe telefonova shokun tonë, Roland Peqinin, që u tregua i gatshëm si gjithmonë. Po punojmë po mendojmë për futbollin dhe për momentin kaq. Po presim dhe të shohim në vazhdim.

SEZONI QË SAPO U MBYLL- “Ishte një vit me të mira dhe të këqija dhe në fund përfundoi keq. Megjithatë mora eksperiencë dhe duhet t’i marrim çdo gjëje më të mirën. Është vërtetë periudha më e bukur për ju, por më stresuese për ne. Oferta konkrete nuk kam patur, por vetëm me fjalë.”

OFERTAT- “Kam patur nga Shqipëria, por edhe nga Kosova. Oferta konkrete kam patur nga Izraeli, por nuk kam patur kushtet e duhura për shkak të pandemisë. Është një krizë e thellë edhe në Izrael. Për momentin menaxheri po kontakton me disa klube jashtë vendit, por do të shohim në vazhdim.”

RIKTHIM TE TIRANA- “E kam theksuar gjithmonë se te Tirana kam hedhur hapat e parë të futbollit, kështu do të jem gjithmonë falenderues, jo vetëm që mund të bashkëpunojmë në të ardhmen. Mund të rikthehem te Tirana, por edhe te Skënderbeu apo në një klub tjetër të Superiores.

KOSOVA- “Mund të shkoj edhe në Kosovë, pse jo. E shoh që atje e dashurojnë futbollin dhe investimet po rriten. Mu bë qejfi që Tirana doli kampion, sidomos për Tiranën dhe Halilin”, u shpreh mesfushori korçar. /vipsport.al/

more recommended stories