sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Liga e Europës / Mësohen çiftet çerekfinaliste dhe kalendari deri në finalen e madhe

Pas përfundimti të ndeshjeve të sotme në Ligën e Europës, është plotësuar edhe kuadri i plotë i çerekfinaleve, por edhe rrugëtimit drejt finales së turneut me degëzimet e mundshme që çojnë skuadrat te trofeu.

Çerekfinalet do të dhurojnë dy ndeshje shumë interesante dhe që pritet të jenë më të rivalizuara, atë mes Interit dhe Bajer Leverkusen, si dhe atë mes Seviljes dhe Ullvërhempton. Sipas shortit të hedhur më 10 korrik, dy çiftet e tjera do të jenë Shakhtar Donjeck-Bazel dhe Mançester Junajtid-Kopenhagë.

Ndeshjet çerekfinale
1.Shakhtar Donjeck-Bazel 11 gusht
2.Mançester Junajtid-Kopenhagë 10 gusht
3. Inter-Bajer Leverkusen 10 gusht
4.Ullvërhempton-Sevilja 11 gusht

Ndeshjet gjysmëfinale
Fituesi 4-Fituesi 2 17 gusht
Fituesi 3-Fituesi 1 18 gusht

Finalja 21 gusht