sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Liga e Europës, mësohen 4 çerekfinalistet e tjera. Në Final 8 edhe Taulant Xhaka

Duelet e sotme të Ligës së Europës kanë plotësuar kuadrin e çerekfinalistëve të turnout, duke lënë në garë emra mjaft interesantë por edhe duke larguar skuadra të njohura në arenën ndërkombëtare..

Roma nuk ia ka dale të vazhdojë në turne, pasi është mposhtur me shifrat 2-0 nga Sevilja pas një pjese të parë të tmerrshme në ndeshjen e zhvilluar në fushë neutrale në Gjermani. Skuadra verdhekuqe gaboi gjithçka dhe kompromentoi kualifikimin para ekipit të Lopeteguit që kthehet në një pretendent serioz për të fituar trofeun.

Në turin tjetër ka kaluar pa shumë probleme Bajer Leverkusen, që mundi edhe sot Rejnxhërs pasi e kishte mposhtur në ndeshjen e parë. Edhe Bazeli i Taulant Xhakës administroi mirë fitoren 3-0 të ndeshjes së parë ndaj Eintraht Frankfurt dhe preu biletën për në turin tjetër të këtij aktiviteti.

Në çerekfinale vazhdon edhe surpriza Ullvërhempton, e cila mundi 1-0 Olimpiakosin duke prerë biletën për në Final 8.

NDESHJET

Ullvërhempton-Olimpiakos 1-0 (1-1)
8′ Gimenez

Bazel-Eintraht Frankfurt 1-0 (3-0)
88′ Frai

Sevilja-Roma 2-0
22’ Reguijon, 44′ En Nesyri

Bajer Leverkusen-Rejnxhërs 1-0 (3-1)
51′ Diabi