sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Liga e Europës / Inter dhe Mançester Junajtid janë gjysmëfinalistët e parë (VIDEO)

Inter dhe Mançester Juantid janë dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Europës të këtij edicioni të veçantë. Të dy ekipet u kualifikuan pas ndeshjev të luajtura sot në Gjermani, që nisën fazën “Final 8” të turneut.

Interi mundi 2-1 Bajer Leverkusenin vendas, pas një ndeshje në të cilën krijoi dhe dominoi më shumë lojë e raste. Barila e Lukaku shënuan për skuadrën e Kontes, ndërsa Haverts realizoi golin e vetëm për Lueverkusen që nuk ishte në gjendje të përmbyste rezultatin edhe pse e provoi në pjesën e dytë.

Ndërkohë, Mançester Junajtid iu desh një gol me penallti i të zakonshmit Bruno Fernandes për t’u kualifikuar më tej vetëm falë kohëve shtesë përballë Kopenhagës. Skuadra e Solskjaer ishte më pak agresive se zakonisht dhe u desh të djerësinte shumë, pasi koha e rregullt u mbyll 0-0. Në shtesën e parë ishte goli I Fernandes ai që bëri diferencën dhe i siguroi biletën për fazën tjetër të turneut.

MANÇESTER JUNAJTID – KOPENHAGË 1-0
95′ (p) B. Fernandes

INTER – BAJER LEVERKUSEN 2-1
15′ Barela, 21′ Lukaku / 25′ Havertz

 

INTER – BAJER LEVERKUSEN
INTER (3-5-2): Handanoviç; Godin, De Vraj, Bastoni; D’Ambrosio, Barela, Brozoviç, Galkardini, Jang; Lukaku, Lautaro Martinez. Trajner: A. Konte
BAJER LEVERKUSEN (4-3-3): Hradecki; L. Bender, S. Bender, Tapsoba, Sinkgraven; Palacios, Baumgartlinger, Demirbaj; Havertz, Voland, Diabi. Trajner: P. Bozh

MANÇESTER JUNAJTID – KOPENHAGË
MANÇESTER JUNAJTID (4-1-4-1): Romero; Uan-Bisaka, Beili, Meguajr, Uilliams; Fred; Grinud, Bruno Fernandes, Pogba, Rashford; Marsial. Trajner: O. Solskjaer.
KOPENHAGË (4-3-3): Xhohnson; Varela, Nelson, Bjelland, Boilesen; Pep Biel, Stage, Zeka; Darami, Vind, Falk. Trajner: S. Solbaken.