sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Levante e tepron me kërkesën për Sadikun, çmimi i sulmuesit tremb ekipet e interesuara

Armando Sadiku ka përjetuar një nga sezonet më të mira të karrierës së tij duke luajtur me Malagan në La Liga 2 dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve që duan të sigurojnë shërbimet e tij. Por ajo që pengon është kërkesa e klubit që zotëron kartonin, Levante, që e ka ekzagjeruar me vlerësimin që ka për shitur futbollistin edhe pse ka vetëm një vit të mbetur në marrëveshjen mes palëve.

Futbollistin shqiptar e kërkoi fillimisht Aris i Selanikut e pastaj edhe Pogon Shçzecin në Poloni. Por të dy skuadrat bënë oferta shumë të ulta ekonomike, nën 1 milion euro që Levante as nuk i mori në konsideratë pasi vlerëson shumë më tepër Sadikun. Sipas mediave spanjolle, klubi i ka vënë një çmim prej 2,5 milionë eurosh kartonit të lojtarit që bleu për 1,4 milionë euro nga Legia e Varshavës.

Kjo shifër trembi dy klubet e mësipërme që kërkonin lojtarin, e jo vetëm ata. Edhe në Spanjë kishte interesim për të duke filluar nga Malaga ku ishte në huazim, për të vazhduar me Sporting Gijon e Tenerife. Por asnjë prej tyre nuk është në gjendje që të paguajë një shifër si ajo që kërkon Levante, sidomos në këtë vit ku vështirësitë ekonomike janë shtuar nga pandemia. Për këtë arsye, duket se për momentin sulmuesi shqiptar është i bllokuar në klubin ku nuk i dhanë mundësinë që të tregonte vlerat e tij, në pritje të një zgjidhje të kësaj situate. /vipsport.al/