sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Levandovski .jep spektakël, bavarezët e pamëshirshëm nuk e falin Çelsin (VIDEO)

Bajern Mynih ka marshuar i qetë në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve duke mundur edhe në ndeshjen e dytë Çelsin. Skuadra e Hansi Flik, e udhëhequr nga Levandovski i jashtëzakonshëm, ka mundur 4-1 londinezët në stolin e të cilëve ulej edhe Armando Broja.

Polaku ishte autor i dy golave, ndërsa dha edhe dy asistet për golat e tjerë në këtë sukses ku rrjeta e Abraham në fundin e pjesës së parë ishte për statistikë. Levandovski kishte qenë protagonist me gola dhe asist edhe në ndeshjen e pare të fituar 3-0 ndaj Çelsit, duke u bërë kësisoj pjesëmarrës në secilin prej 7 golave që iu shënuan në dy ndeshje ekipit anglez.

Bajern Mynih-Çelsi 4-1 (3-0)

10′ (p), 84′ Levandovski, 24′ Perishiç, 76′ Toliso / 44- Abraham

Bajern Mynih: Nojer, Kimih, Boateng, Alaba, Devis, Goretzka, Tiago Alkantara, Gnabri, Myler, Perishiç, Levandovski.
Trajner. H. Flik

Çelsi: Kabajero, Xhejms, Kristensen, Zuma, Emerson, Barklei, Kante, Kovaçiç; Hadson-Odoi, Abraham, Maunt.
Trajner: F. Lampard