sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Largohet zyrtarisht nga Tirana, Doka: Nuk është një lamtumirë, por një mirupafshim

Pritej të ishte në fushë mbrëmjen e djeshme, por nuk ka ndodhur kështu dhe ndeshja e fundit e Albi Dokës me Tiranën ka rezultuar të jetë ajo ndaj Bylisit. Mbrojtësi, i cili preku topin e parë te Tirana e u shndërrua në një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës, tashmë do e lërë klubin ku u rrit për të kaluar në Kroaci te HNK Gorica. Mbrojtësi ditën e sotme ka publikuar një postim në rrjetet sociale, ku bën falenderimet e zakonshme dhe premton se do kthehet të mbrojë këto ngjyra.

POSTIMI I ALBI DOKËS:

“Falimnderit Tirona ime! E nisa që fëmijë me këto ngjyra me mendjen për të punuar për të arritur të përfaqesoja denjësisht këtë bluzë. Arrita me shumë punë, sakrificë dhe shumë pasion të përfaqësoja qytetin e Tironës dhe ekipin bardheblu, jam shumë krenar për këtë arritje. Fitova me moshat dhe pastaj gjithcka me ekipin e parë. Është shumë e veshtirë për mua ta them por erdhi momenti të ndahem nga ngjyrat e ekipit të zemrës, të ndahem nga tifozët bardheblu.

Dua të falenderoj Presidentin Refik Halili qe ka qen si nje prind per mua, Klubin e Futbollit Tirana për mundësinë qe më dha të arrija në këto nivele, falenderoj të gjithë trajneret dhe vecanerisht Presor Egbon dhe bashkëlojtarët që kemi luajtur ndër vite, falenderoj familjen time për mbështetjen e madhe. Sigurisht dua të falenderoj përzemërsisht tifozërinë më të zjarrtë në botë, atë bardheblu. Nuk është një Lamtumirë, por një Mirupafshim”, shkruan Doka në “Instagram”. /vipsport.al/

 

View this post on Instagram

 

Falimnderit Tirona ime E nisa që fëmijë me këto ngjyra me mendjen për të punuar për të arritur të përfaqesoja denjësisht këtë bluzë. Arrita me shumë punë, sakrificë dhe shumë pasion të përfaqësoja qytetin e Tironës dhe ekipin bardheblu, jam shumë krenar për këtë arritje. Fitova me moshat dhe pastaj gjithcka me ekipin e parë. Është shumë e veshtirë për mua ta them por erdhi momenti të ndahem nga ngjyrat e ekipit të zemrës, të ndahem nga tifozët bardheblu. Dua të falenderoj Presidentin Refik Halili qe ka qen si nje prind per mua , Klubin e Futbollit Tirana për mundësinë qe më dha të arrija në këto nivele, falenderoj të gjithë tranjeret dhe vecanerisht Presor Egbon dhe bashkëlojtarët që kemi luajtur ndër vite, falenderoj familjen time për mbështetjen e madhe. Sigurisht dua të falenderoj përzemërsisht tifozërinë më të zjarrtë në botë, atë bardheblu. Nuk është një Lamtumirë, por një Mirupafshim! #forcatirona 💙

A post shared by Albi Doka17 (@albi.doka) on