sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Largimi i dytë brenda ditës te Partizani, Esin Hakaj e mbyll me të kuqtë

Te Partizani ditën e sotme ka qenë një ditë shumë intensive. Fillimisht nisi me prezantimin e Ilir Djës, pak minuta më pas pasoi lamtumira e Bruno Telushit, pas polemikash me klubin. Mesfushori nuk është i vetmi që largohet, pasi edhe Esin Hakaj ka konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me të kuqtë pas dy vitesh.

23-vjeçari qëndroi dy sezone te Partizani, ku u shpall edhe kampion, por nuk arriti kurrë të jetë titullar stabël dhe ky fakt ka çuar në divorc mes palëve. Me ardhjen e Dajës në krye të klubit, kanë nisur edhe skarcimet dhe Telushi e Hakaj janë të parët, që hapin merkaton në dalje për të kuqtë.

Largimin e tij e ka zyrtarizuar vetë Hakaj, i cili ka falenderime për të gjithë. “Përshëndetje, sot zyrtarisht nuk jam më lojtar i Partizanit. Dua të falënderoj presidentin, drejtuesit, tifozët dhe shokët e ekipit për mbështetjen. I uroj suksese ekipit te Partizanit”, shkruan shkodrani në “Facebook”. /vipsport.al/

more recommended stories