sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Lajm i hidhur për drejtorin e Partizanit, i ndërron jetë nëna në moshën 82-vjeçare

Një lajm i hidhur ka ardhur në mëngjesin e sotëm për drejtorin e Partizanit, Olsi Rama. Ky i fundit ka humbur nënë e tij, Aneta Rama, e cila u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare. Ka qenë kryeministri, Edi Rama, ai i cili ka shpërndarë lajmin nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ndërkohë, nuk ka munguar as edhe një mesazh prekës për humbjen e nënës nga ana e kryeministrit, ku sigurisht theksohet fakti se sa shumë do t’iu mungojë njeriu më i dashur.

Mesazhi i Ramës:

Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam