sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Laçi njoftoi afrimin e Sherrit, Vllaznia: Nuk ka firmosur me askënd, javën tjetër rinovon me ne

Ditën e djeshme në faqen e njohur si zyrtare të Laçit në “Instagram”, u konfirmua firma me Alen Sherrin, portierin e Vllaznisë. Një afrim i bujshëm përsa i përket tregut tonë, duke qenë se Sherri është një nga portierët më të mirë të rinj dhe u duk e çuditshme sesi ai nuk ishte në projektin e ri të Vllaznisë.

Natën vonë, në orën e parë të mëngjesit, Vllaznia ka dalë me një komunikatë në rrjetet sociale ku njofton se Sherri nuk ka firmosur me asnjë klub dhe njoftimin e faqes zyrtare të Laçit, e konsideron si lajm portalesh. Vllaznia tregon se Sherri do të firmosë kontratën e re javën e ardhshme, e cila do të pasohet edhe nga lojtarë të tjerë të konfirmuar te Vllaznia.

“Klubi i Futbollit Vllaznia sqaron mbarë opinionin publik se lajmet e përhapura nga portale të ndryshme për nënshkrimin e kontratës nga ana e Alen Sherrit tek një nga klubet e Superiores nuk janë të vërteta.

Lojtari në fjalë është vlerësuar nga stafi teknik si një nga portierët më me përspektivë që aktivizohen në Superiore.

Madje, brenda javës së ardhshme, Sherri do të nënshkruajë për kuqeblutë, duke u pasuar nga firma të tjera”, shkruhet në komunikatën e klubit të Vllaznisë. /vipsport.al/