sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kukësi njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me dy futbollistë, iu përfundoi kontrata

Me sezonin që ka përfunduar, klubet tashmë kanë nisur konfigurimet për sezonin e ardhshëm. Kështu, do të ketë transferime të reja dhe të larguar. Së fundmi, klubi i Kukësit nëpërmjet një komunikate për shtyp njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me dy futbollistë.

Bëhet fjalë për sulmuesin Vasil Shkurtaj dhë Gëzim Krasniqi, të cilëve iu ka mbaruar kontrata. Të dy lojtarët, tashmë do të kenë mundësinë të nisin eksperienca të reja në karrierë, ndërsa aventurën me verilindorët e mbyllin me një Kupë Shqipërie të fituar.

Ndërkohë, Kukësi tashmë me në krye trajnerin Skënder Gegën vazhdon punën për të afruar futbollistë të rinj, ku më i përfoluri është sulmuesi i kombëtares, Azdren Llullaku, i cili do të ishte zëvendësuesi natyral për Shkurtaj. /VipSport.al/