sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kukësi kundër Slavia, Gega për VIP Sport: Asgjë e paarritshme, evituam peripecitë e udhëtimit

Shorti I Ligës së Europës ka venë sot Kukësin përballë Slavias së Sofjes, ekipit biullgar i cili po synon që të kthehet përsëri në periudhat e tij të lavdishme. Trajneri, në një prononcim për VIP Sport, tregon ndjesitë që ka për këtë short, duke e cilësuar pozitiv faktin që të paktën do të luhet në shtëpi.

Kukësi kundër Slavias së Sofjes, si ju duket shorti i Ligës së Europës?

“As e lehtë, as e paarritshme. Të shohim se kemi edhe disa ditë deri në ndeshjen e Ligës së Europës. Do të mundohemi të jemi të kompletuar dhe 100% fizikisht dhe pastaj do të shohim. Shpresojmë të bëjmë më të mirën.

Megjithatë pozitive është që do të luhet në Shqipëri…

Është gjë shumë pozitive që luajmë në fushën tonë, edhe pse është pa tifozë. Jemi në vendin tonë, ëshstë shumë e rëndësishme, eliminojmë udhëtimin dhe peripecitë që mund të ndodhin gjatë rrugës, jemi në shtëpi. Po kështu, do t’i marrim gjërat me shumë seriozitet e kujdes që të bëjmë sa më mrië që t’ia dalim.

Si ju duket Slavia në raport me skuadrat e tjera që kishit kundërshtarë të mundshëm?

Besoj se ndryshimet mes ekipeve nuk janë të mëdha. Edhe pse Transfermarkt në të dhëna ka diferenca, futbolli është ndryshe.  Mund të jesh emër i vogël e të bësh gjëra të mëdha. /E.Kuka/vipsport.al/

 

more recommended stories