sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kukësi gjen sulmuesin e ri, vjen nga klubi që refuzoi Skënder Gega

Klubi i Kukësit bëhet gati të prezantojë afrimin e ri në repartin e sulmit. Që me largimin e Shkurtajt e Abazajt, verilindorët janë në kërkim të emrave në repartin e avancuar për të plotësuar këto mangësi dhe për t’i vënë në dispozicion Skënder Gegës një ekip të kompletuar për Ligën e Europës.

Nesër, firmën pritet ta hedhë në letër sulmuesi 27-vjeçar nigerian Patrik Eze. Futbollisti ka shëtitur shumë ekipe në karrierën e tij, me eksperiencë të shkurtër edhe në Turqi te Koniaspor, por edhe në kampionatin serb e vendet e Gjirit Persik. Etapa e fundit e karrieres së tij ka qenë pikërisht në Jordani, në skuadrën e Al Ramtha.

Kjo e fundit, ishte ajo e cila kërkoi disa muaj më parë Skënder Gegën, i cili udhëtoi drejt këtij vendi, por më pas mes palëve nuk u gjet akordi për të hedhur firmën në kontratë. Nuk dihet nëse Eze është një zgjedhje që vjen nga fakti se Gega kishte studiuar përbërjen e ekipit jordanez në atë periudhë, apo nëse ka qenë propozim nga menaxherët që kanë kontaktuar me klubin kuksian së fundim. Gjithsesi, trajneri ka bërë të qartë që në prezantimin e tij se çdo lojtar që do të afrohej, do të merrte fillimisht miratimin e teknikut. /vipsport.al/

more recommended stories