sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kukësi gjen “strehë” për ndeshjet e Europa League, nëse ka fat do luajë në “Air Albania”

Kukësi është një nga katër skuadrat, që do të luajë në Kupat e Europës në fillim të sezonit të ardhshëm, që është më pranë se mund të pritej para tre apo katër muajsh. Verilindorët do të përfaqësohen në Europa League dhe ndeshjet do të jenë teke.

Shorti mund të bjerë që ndeshja e parë kualifikuese të luhet në vendin tonë dhe Kukësit i duhet të vendosë se në cilin stadium do të luajë, për shkak se “Zeqir Ymeri” është ende një kantier ndërtimi. Në një deklaratë për mediet, klubi verilindor bën me dije se nëse shorti vendos Kukësin si pritës, ndeshja do të luhet në “Air Albania”. /vipsport.al/

POSTIMI I KUKËSIT:

Futboll Klub Kukësi ka arritur marrëveshjen që ndeshjet e Ligës së Europës, të luhen në stadiumin “Air Albania” nëse shorti vendos që ndeshjet do të luhen në Shqipëri.

Skuadra jonë rikthehet në Europë në datën 27 gusht për turin e parë eliminator të Kupës së Europës.

Ndërkohë, në datën 10 gusht 2020, në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti për të mësuar kundërshtarin që skuadra jonë do të ketë në Europë.

Për Kukësin, kjo do të jetë hera e 8 që merr pjesë në Kupat e Europës. Që nga sezoni 2012-2013 kur morëm pjesë për herë të parë e deri më tani, ekipi unë nuk ka mu guar në asnjë rast, duke qenë ekipi i vetëm që ngjitet nga Kategoria e Parë dhe merr pjesë në Kupat e Europës që në debutim dhe për 8 sezone radhazi.