sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kukësi e Partizani me sytë nga KAS, por në Lozanë nuk i përfshijnë në gjyqe deri në nëntor

Merkato e futbollistëve në kampionatin shqiptar mbetet peng i KAS të Lozanës, ose më saktësosht të vendimeve që ky i fundit do të marrë rreth skuadrave si Kukësi e Partizani, të cilat kanë dërguar atje apelimet për vendimet që ka marrë FIFA për bllokimin e lëvizjeve të lojtarëve nga ana e tyre. Të dy klubet kanë larguar shumë lojtarë së fundmi e pritet që të bëjnë lëvizje të reja për të përforcuar radhët, por në Lozanë, plani për të shqyrtuar kërkesën e tyre në fakt nuk duket edhe aq urgjent.

Partizani ka kërkuar nga KAS që të pezullojë vendimen e FIFA-s që i bllokoi për dy merkato dritaren si pasojë e parregullsive në nënshkrimin e kontratës së Eraldo Çinarit. Klubi shpreson që kështu të mund të lëvizë në merkaton e verës në pritje të vendimit final nga KAS.

Një gjë të ngjashme ka bërë më parë edhe Kukësi sa i përket çështjes së FIlip Zderiç, për të cilin FIFA i ka bërë të qartë se mund t’i pezullojë merkaton deri në tre dritare të saj nëse nuk paguan kroatin.

Normalisht, kur shpallet pezullimi i vendimit të dhënë nga FIFA, KAS cakton edhe datën e gjyqit për palët. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe as Partizani e as Kukësi nuk gjenden në listën e gjyqeve që KAS ka publikuar në faqen e vet. Atje ka me dhjetra seanca që shtrihen deir në muajin nëntor, por nuk figurojnë askund emrat e dy klubeve shqiptare.

Nëse për Partizanin kërkesa për bllokimin e hyrjes në fuqi të vendimit të FIFA-s është bërë së fundmi dhe në teori mund të kërkojë edhe pak kohë për përgjigje e për të caktuar datën, krejt ndryshe është situata e Kukësit. I dënuar që në janar, në teori Kukësi ka ankimuar para muajit mars në KAS, sipas rregullave të Gjykatës së Arbitrazhit, ndaj duket e çuditshme që në Lozanë nuk e kanë përfshirë ende klubin verilindor në listen e gjyqeve të planifikuara deir në fundin e këtij viti. /E.Kuka/vipsport.al/