sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kthehet Liga e Kampioneve, dita e të vërtetës për Juventusin dhe Realin

Liga e Kampioneve kthehet sot me dy ndeshjet e para të fazës me eliminim direkt, për të përcaktuar emrat e dy çerekfinalistëve të turneut që do të marrin pjesë në “Final 8” në Portugali. Në lojë janë emra të njohur të futbollit europian, skuadra të cilat e fillojnë këtë aktivitet me pretendime për ta fituar e që tani rrezikojnë eliminimin.

Juventusi pret sot në shtëpi Olimpik Lionin, me objektivin për të përmbysur humbjen 1-0 të fazës së parë të turneut. Ekipi italian kishte luksin të linte jashtë disa futbollistë në ndeshjet e fundit të kampionatit, pasi siguroi titullin në Serinë A. Por gjithçka sot lidhet me praninë apo jo të Paulo Dibala të dëmtuar në fushë, pasi argjentinasi ka qenë njeriu kyç i këtij seozni, duke bërë diferencën e lënë shpesh në hije edhe Kristiano Ronaldon. Ndërsa francezët vijnë në këtë duel vetëm me disa miqësore në këmbët e tyre, pasi kampionati u mbyll në mars prej pandemisë.

Sfida tjetër është edhe më e luftuar, pasi sheh në fushën e lojës Mançester Sitin përballë Real Madrid. Në mars, kur Siti fitoi 2-1 në fushën e Realit, kualifikimi i anglezëve dukej i sigurt, por pas kaq shumë kohe situata ka ndryshuar plotësisht para ndeshjes së kthimit me Realin që u konfirmua superfuqi në Spanjë, ndërsa Siti e mbylli edicionin pa fituar ndonjë nga trofetë e rëndësishëm në Angli. Ndaj sot priten fishekzjarrë në Mançester, në një ndeshje që shihet si finale e parakohshme e turneut. /vipsport.al/