sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kosova “magnet” talentesh, dardanët sigurojnë shërbimet e sulmuesit të spikatur

Kosova vazhdon të pasurojë kombëtaren e saj me talente cilësorë. I radhës është Edi Sylisufaj. Sulmuesi ka lindur në Suedi, por ka vendosur të përfaqësojë kombëtaren e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur Federata dardane, që tregon se 20-vjeçari shpejt do të pajiset me dokumentacionin e duhur.

Shpresohet të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Kosovës U21 ndaj moshatarëve anglezë. Sylisufaj është aktivizuar edhe me kombëtaren U17 të Suedisë dhe në nivel klubi luan me Falkendberg, ku sezonin e fundit shënoi pesë gola në dhjetë ndeshje.

DEKLARATA E FFK:

Kombëtarja e Kosovës së shpejti do të ketë në radhët e saj një tjetër supertalent. Bëhet fjalë për sulmuesin e skuadrës suedeze, Falkenbergs, Edi Sylisufaj, i cili tashmë ka vendosur ta veshë fanellën dardane.

20-vjeçari i lindur në Suedi është duke shkëlqyer në fanellën e Falkenbergs në këtë edicion, ku ka shënuar 5 gola prej se ka nisur elita e futbollit suedez në muajin qershor. Ai më parë ka qenë edhe pjesë e Kombëtares U17 të Suedisë, derisa vlerësohet si njëri nga futbollistët më të talentuar.

FFK tashmë ka filluar procedurat rreth rregullimit të dokumenteve të nevojshme për lojtarin dhe nëse gjithçka kryhet me kohë, atëherë ai do të mund të paraqitet në fanellën dardane qysh në shtator në ndeshjen kundër Anglisë U21 në Prishtinë, teksa shumë shpejt mund ta shohim edhe në fanellën e Kombëtares A, ngase bëhet fjalë për një sulmues tejet të spikatur. /vipsport.al/