sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kosova, fabrikë talentesh. Futbollisti i Ballkanit firmos për klubin turk

Futbvoli kosovar vazhdon të prodhojë talente të shumtë të cilët tregojnë gjithmonë e më shumë aftësitë e tyre edhe në arenën ndërkombëtare. Nuk është rastësi që shumë skuadra nga kampionate të njohura europiane tashmë nuk shohin më vetëm prodhimet e kombëtares së Kosovës, por edhe atë që ofron kampionati në këtë vënd që është bërë tërheqës për skautët.

Emri më i fundit i eksportuar nga Kosova drejt një kampionati më prestigjioz është ai i Jetmir Topallit. Sulmuesi 22-.vjeçar, i cili ka luajtur edhe me përfaqësuesen A të Kosovës në miqësore, ka bindur klubin e Jeni Malatjaspor, i cili ka vendosur të firmosë me talentin kosovar.

Topalli ishte një nga protagonistët kryesorë të Ballkanin në këtë sezon, me paraqitjet e tij që kanë tërhequr vëmendjen e skautëve të Malatjaspor që e kontaktuan. Sot ai ka kaluar testet mjekësore dhe më pas ka hedhur firmën në mavrrëveshjen që e lidh me këtë klub për tre vitet e ardhshme. Jeni Malatjaspor ra në këtë sezon nga kategoria, por projekti i ri është për të synuar menjëherë kthimin në elitë. /vipsport.al/