sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Koronavirusi bëhet pjesë e rregulloreve në Premier, një kollitje sjell të kuq dhe të çon në gjykatë

Koronavirusi është bërë pjesë e përditshmërisë në të gjithë globin e sigurisht që do të bëhet pjesë e përditshmërisë edhe në sportin e futbollit dhe rregulloret e tij. Premier Liga e ka vendosur tashmë zyrtarisht edhe në kodin e drejtësisë sportive për sezonin e ri, duke menduar si të mbrojë sa më shumë shëndetin e lojtarëve.

Kështu, që nga sezoni i ardhshëm me karton të kuq do të ndëshkohet një ndërhyrje e dhunshme, të ndalësh me dorë topin që po shkon drejt rrjetës si dhe… kollitja. Nëse një lojtar do t’i kollitet në fytyrë me dashje një kundërshtari, atëherë ai do të ndëshkohet me karton të kuq.

Sigurisht, kartoni i kuq do të tregohet vetëm atëherë kur të ekzistojë bindja e plotë që gjithçka ishte bërë me qëllim, por do të jetë një mënyrë për të mbrojtur futbollistët dhe shëndetim e tyre, pasi tashmë koronavirusi është më i rrezikshëm se një ndërhyrje e rëndë.

Par lojtarin e ndëshkuar nuk do të ketë vetëm dënim sportiv, por edhe përgjegjësi penale. Nëse një lojtar do të kollitet me dashje para një kundërshtari, atëherë ai do të përballet me një gjykatë civile pasi ka vënë në rrezik seiroz shëndetin e kundërshtarit dhe familjarëve të tij. Rregulla të ashpra, por që shumë shpejt duket se do të kthehen në normë në të gjithë botën, për sa kohë që pandemia vazhdon të shfaqet rrezikshëm kudo. /vipsport.al/