sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Konte shpërthen sërish: Klubi zero mbrojtje ndaj meje dhe lojtarëve, presidenti është në Kinë

Edhe pse mund të ishte disi më i lumtur në mbrëmjen e djeshme duke qenë se Interi i tij fitoi ndaj Atalantës dhe e mbylli kampionatin në vendin e dytë, një pikë pas Juventusit, sërish trajneri Antonio Konte ishte i pakënaqur. Por, këtë herë tekniku e kishte me klubin teksa në intervistë është shprehur se ndaj tij ka pasur zero mbrojtje ndaj tij dhe lojtarëve. Ndërkaq, ka shtuar edhe se presidenti është në Kinë dhe kjo nuk i ka pëlqyer.

“Unë do të bëj vlerësimet e mia. Vlerësime teknike? Jo në përgjithësi. Për ne ka qenë një vit i vështirë në të gjitha pikëpamjet, edhe personale. Sapo mundën, nisën kritikat. Nuk më ka pëlqyer sjellja ndaj lojtarëve, por edhe ndaj meje. Nuk është njohur puna ime, dhe puna e djemve. Kam gjetur mbështetje skarco nga ana e klubit. Absolutisht zero.

Duhet folur edhe me presidentin, por ai është në Kinë. Nuk më pëlqen kur njerëzit ikin nga makina, duhet qëndruar si në moment pozitive ashtu edhe në ato negative. Këtu te Interi nuk është kështu, më vjen keq ta them. Të gjithë duket sikur mendojnë për veten, ndërsa unë vendos fytyrën time kudo. Por, kjo nuk mund të vazhdoj kështu, sepse nuk jam budalla”, u shpreh Konte. /VipSport.al/