sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Konte mbrohet pas shpërthimit kundër Interit: Nuk kam kontaktuar me askënd nga Juventusi

Antonio Konte kthehet në temën e ditës në Itali. Trajneri i Interit ka dalë hapur kundër klubit duke kritikuar publikisht drejtuesit dhe tanimë të gjithë po mendojnë se ai është pranë larigmit nga skuadra zikaltër që nuk toleron situata të tilla.

Mediat italiane kanë shkuar deri aty sa kanë parashikuar edhe kthimin e tij te Juventusi dhe interesimin e vazhdueshëm për bardhezinjtë. Por vetë Konte është mbrojtur dhe në një deklaratë për ANSA ka bërë të qartë se asnjëherë nuk kishte kërkuar informacione mbi shkarkimin e Mauricio Sarrit.

“Sa i përket artikullit të publikuar nga “Repubblica.it” përgënjeshtroj kategorikisht faktin që kam komunikuar me drejtues dhe lojtarë të Juventusit duke pyetur “a do ta shkarkojnë Sarrin?”. Do të hedh në gjyq atë që e ka shkruar këtë artijull dhe drejtuesin e gazetës”, tha trajneri.

“I jam bashkuar një projekti trevjeçar me Interin dhe si gjithmonë në jetën time, do të punoj sa më shumë dhe do të luftoj me të gjitha forcat e atë që kam mundësi, në mënyrë që të jetë një projekt fitues”, ishte deklarata e Kontes rreth ngjarjeve të fundit. Sot, trajneri ka qenë si zakonisht në qëndrën stërvitore, por nuk është takuar me drejtuesit, thjesht ka vijuar punën për të përgatitur ndeshjet e Ligës së Europës. /vipsport.al/