sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Komisioni i Disiplinës jep verditket e fundit, shtatë dënime nga Superiorja, mes tyre tre kampionë

Komisioni i Disiplinës ka dhënë dje vendimet e fundit për këtë sezon në lidhje me thyerjet e rregullores së futbollit në javën e fundit. Kishte kohë që Superiorja nuk bënte bujë për dënimet, por këtë herë ka ndodhur ndryshe. Plot shtatë dënime ka dhënë Komisioni për Superioren në këtë mbledhje të fundit.

Tirana është klubi më i prekur dhe e gjithë kjo për shkak se bardheblutë nuk e respektuan ceremoninë e dhënies së medaljeve në finalen e humbur të Kupës. Majkëll Ngo, Ismael Dunga dhe kapiteni Erando Karabeci janë dënuar me nga 10 mijë lekë të reja gjobë. Ndërkohë edhe klubit të Tiranës do të duhet të paguajë 50 mijë lekë të reja për mosrespektimin e ceremonisë së Kupës. Vesel Limaj i Kukësit është dënuar me dy ndeshje për sjellje jokorrekte ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS:

Lojtari i KF Luftëtari, Klaus Alinani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Lojtari i FK Kukësi, Vesel Limaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Zyrtari i KF Bylis, Gazmend Hoxhaj, për protestë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 55/2 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

SHS Albpetrol, për tentativë të braktisjes të ndeshjes Play-Off kundër Maliqi, në bazë të Neneve 8, 10/c dhe 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/b të KDS gjoba të aplikohet në masën 20%.

Lojtari i SHS Albpetrol, Xhonosan Asimetaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

KF Tirana, për mosrespektim të ceremonisë së dorëzimit të trofeut në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë, duke shkelur parimet fair-play, në bazë të Neneve 10/c, 114/2 të KDS dhe Nenit 10/d të Statutit të FSHF, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Lojtari i KF Tirana, Michael Ayodeji Ngoo, për mosrespektim të ceremonisë së dorëzimit të trofeut në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë, duke shkelur parimet fair-play, në bazë të Neneve 11/1/c dhe 114/2 të KDS dënohet me gjobë në masën 10.000 (dhjetë mijë) lekë.

Lojtari i KF Tirana, Ismael Salim Dunga, për mosrespektim të ceremonisë së dorëzimit të trofeut në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë, duke shkelur parimet fair-play, në bazë të Neneve 11/1/c dhe 114/2 të KDS dënohet me gjobë në masën 10.000 (dhjetë mijë) lekë.

Lojtari i KF Tirana, Erando Karabeci, për mosrespektim të ceremonisë së dorëzimit të trofeut në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë, duke shkelur parimet fair-play, në bazë të Neneve 11/1/c dhe 114/2 të KDS dënohet me gjobë në masën 10.000 (dhjetë mijë) lekë.

FC Kinostudio U17, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të Nenit 64/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/e) të KDS gjoba të aplikohet në masën 3%.

Lojtari i FC Kinostudio U17, Akil Martincanaj, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Lojtari i FC Kinostudio U17, Ergest Kryeziu, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Lojtari i FC Kinostudio U17, Rinaldo Caushllari, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Lojtari i A.F.DEAN U-17, Stiven Shuli, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Lojtari i A.F.DEAN U-17, Marvi Elezi, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Lojtari i A.F.DEAN U-17, Florenc Haka, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

more recommended stories