sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kohë largimesh te Vllaznia, dy brazilianët i japin lamtumirën kuqebluve

Vllaznia do të nisë përgatitjet për sezonin e ri pa dy prej elementëve kryesorë që e ndihmuan klubin shkodran që të siguronte mbijetesën në një edicion shumë delikat. Brazilianet Hygor dhe Zhunior nuk do të jenë më pjesë e kuqebluve, pasi do të vazhdojnë karrierën larg qyrtetit të Shkodrës.

Hygor ka vendosur që të mos diskutojë rinovimin e tij dhe të kthehet në Brazil, për të qenë pranë familjes së tij. Ndërsa Zhurnior ka kërkuar ndërprerjen e bashkëpunimit dhe bashkë me klubin është arritur akordi për të lënë në mes këtë eksperiencë të dytë të tij në radhët e kuqebluve pasi ai kishte kontratë deri në fund të vitit.

“Faleminderit VLLAZNIA! Ishte një nder ta vishja atë fanellë! Falënderoj Administratorin Suad Lici, Engin dhe trajnerin Mirsad Jonuz për mundësinë. Nuk do ta harroj kurrë mbështetjen e fansave në momentin më të vështirë të jetës sime. Faleminderit të gjithë stafit”, shkruante Hygor në rrjetet sociale.

Ndërkaq, nëpërmjet faqes së klubit, Zhunior falënderonte shkodranët për mundësinë që i kishin dhënë që një vit e gjysmë të ishte pjesë e Vllaznisë. /vipsport.al/