sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Koha për kthim në Superiore? Artur Magani e mbyll me ekipin kosovar

Artur Magani mund të jetë një alternativë më shumë për klubet e Superiores në këtë sezon, pasi sulmuesi 26-vjeçar i ka dhënë fund bashkëpunimit të tij me klubin e Ballkanit pas një sezoni në radhët e skuadrës së drejtuar nga Ismet Munishi.

Futbollisti shkëlqeu në vitin e tij të pare në Kosovë, në radhët e Lirisë së Prizrenit, por më pas e kishte të vështirë që të përsëriste të njëjtën formë fillimisht te Feronikeli e pastaj te Ballkani, ku në sezonin e fundit kaloi pjesën më të madhe të ndeshjeve në stolin e rezervave edhe për shkak të problemeve me dëmtimet.

Sot, ai lajmëroi ndarjen nga klubi i Suharekës, duke falënderuar për bashkëpunimin sidomos trajnerin Ismet Munishi për të cilin nuk i kurseu lëvdatat. “Nga sot jam lojtar i lirë. Falënderoj të gjithë shokët e ekipit të FC Ballkanit dhe Ismet Munishin, për mua trajneri më i mirë në Kosovë”, shkruante Magani në postimin e tij. /vipsport.al/