sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Klubet e Bundesligës gjejnë akordin, tifozët kthehen në stadium por nuk mund të pijnë birra

Sezoni i ri në Bundesligë duhet të fillojë me tifozë. Ky është qëndrimi i përbashkët i klubeve të Bundesligës 1 dhe 2, të cilat kanë vendosur në mbledhjen e sotme se mund të përballojnë mbështetësit në shkallaret e stadiumeve, me numra të kufizuar fillimisht.

Mbledhja e Ligës Gjermane të Futbollit gjatë ditës së sotme ka siguruar akordin mes të gjitha klubeve që të ecej bashkërisht në këtë drejtim, duke i kërkuar autoriteteve shëndetësore gjermane që të mendonin për protokollin e ri që do të parashikonte edhe një numër të kufizuar mbështetësish në tribuna. Sigurisht, kurba e infeksionit nga koronavirusi në territorin gjerman do të jetë vendimtare për të vënë në zbatim këtë plan që duhet të miratohet nga autoritetet shëndetësore.

Problem më vete është fakti se secili nga landet në Gjermani ka rregullat e veta dhe mund të ndodhë që në momentin e pare, disa skudara do të lejohen të luajnë me tifozë e disa të tjera jo, në varësi të situatës në landin përkatës.

Gjithsesi, të gjithë kanë rënë dakord që në fillim nuk do të ketë tifozeri mike në stadium, që të evitohet zhvendosja e një numri të konsiderueshëm njerëzish, si dhe do të ndalohet tregtimi i pijeve alkolike të paktën deri më 31 tetor. /vipsport.al/