sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kavani bën zgjedhjen e tij, uruguaiani lë menjanë të mëdhatë dhe gjen akordin me Benfikën

Edinson Kavani këtë verë ka përfunduar kontratën me PSG dhe disa klube janë vënë në kërkim të shërbimeve të tij. Urugaiani kërkohet nga Atletiko Madrid e diskutohet për kthim te Napoli, por duket se ai ka bërë një zgjedhje surprizë. Mediet portugeze raportojnë se sulmuesi ka gjetur akordin me Benfikën.

Klubi portugez ka në plan të ndërtojë një skuadër kompetitive dhe ka nisur me përmirësimin e sulmit. Everton është lojtari i parë, që do të mbërrijë në Lisbonë. Sulmuesi i Gremios ka arritur marrëveshjen dhe pritet të bashkohet së shpejti me skuadrën.

Edinson Kavani do të pasojë brazilianin. 33-vjeçari ka gjetur akordin me Benfikën për kontratë tre vjeçare. Ai do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon, bashkë me një bonus prej 8 milionë eurosh për faktin se ka zgjedhur të kalojë te portugezët. /vipsport.al/