sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kastrati lë Lokomotivën, lamtumirë e ndjerë për klubin që e rriti dhe e lançoi në arenën e madhe

Lirim Kastrati la Shkëndijen e Tiranës në vitin 2017, pasi u evidentua si një talent me të ardhme nga Lokomotiva Zagreb, që e afroi në gjirin e saj, duke e bërë pjesë të ekipit U19. Pas kësaj sulmuesi anësor vijoi rritjen e tij konstante dhe arriti deri në skuadrën e parë, ku këtë sezon, u shndërrua në një prej lojtarëve kryesorë të ekipit, duke shënuar 11 gola dhe dhuruar shtatë asiste.

Kastrati meritoi edhe një vend në formacionin e sezonit, që sapo u mbyll në vendin ballkanas. Ai ishte pjesë e arritjes së skuadrës së tij, që u bë pjesë e Champions League për herë të parë në histori. Por aventurës së tij në klubin e vogël të Zagrebit i ka ardhur fundi.

Në merkaton e dimrit u arrit marrëveshja me Dinamon, për 2 milionë euro. Sezoni në Kroaci u mbyll dhe tani Kastrati do i bashkohet gjigantëve kroatë. Para se të niset, ai nuk harron të falenderojë të gjithë dhe të shprehë mirënjohje për klubin, që e lançoi në arenën europiane.

“Asnjëherë nuk është e lehtë të lësh familjen, të shkosh larg shtëpisë. Këto vite te Lokomotiva ishin në familje, në shtëpinë time të dytë. Faleminderit për çdokënd që më ka ndihmuar në këtë udhëtim timin. Kurrë nuk do t’ju harroj dhe gjithmonë do të kthehem i lumtur në Kajzerica.

Tani është koha për sfida të reja, beteja dhe fitore të reja. Iki krenar për gjithçka kemi realizuar së bashku dhe ju uroj fat sezonin e ri. Gjithmonë atje për ju! I juaji, Lirimi”, shkruan sulmuesi i kombëtares së Kosovës në rrjetet sociale. /vispsport.al/