sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kapiteni i Shqipërisë U17 firmos si profesionist me AEK, ish-ndihmësi i Kontes e kalon në ekipin e parë

Mario Mitaj është një prej talenteve të reja shqiptarë që duhet ndjekur me shumë vëmendje nga stafi I përfaqësues shqiptare. Djaloshi që në moshë të re ka spikatur në paraqitjet e tij me fanellëne e të rinjve të AEK dhe të përfaqësueseve shqipatareëët moshave, ku ka mbajtur edhe shiritin e kaptienit te U17. Ndaj nuk është aspak çudi që AEK ka vendosur t’i besojë futbollistit një rol më kryesor, duke e kaluar në radhët e skuadrës së parë.

Klubi grek i cili tashmë drejtohet nga një emër i njohru si Masimo Karrera, ish-ndihmësi i Antonio Kontes te Juventus dhe Italia, sheh te mbrojtësi që luan në qendër dhe në krahun e majtë një talent të jashtëzakonshëm. Ndaj i nxitur edhe nga kontaktet e tij me klube si Fejenord apo Benfika që i kanë ofruar mundësinë testimi në akademitë e tyre, klubi grek ka vendosur që ti ofrojë Mitajt mundësinë që të vazhdojë të rritet duke qenë pjesë e profesionistëve.

Kështu, ai ka firmosur sot kontratën e tij të parë profesioniste që zgjat deri në vitin 2023, ndërsa klubi në njoftimin e tij bëri të ditur se tani e tutje Mitaj do t’i bashkohej ekipit të parë duke u vënë nën urdhërat e Karrerës. Një shans i mirë ky për talentin kuqezi që të tregojë vlerat e tij e të pretendojë të djegë sa më shpejt etapat ashtu siç kanë bërë paraardhësit e tij me shirtin e kapitenit të U17, Rama dhe Kumbulla. /vipsport.al/