sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kaos në Zvicër, UEFA anullon ndeshjen mes Dritës dhe Linfild dhe izolon kampionen e Kosovës

Fillimi i eliminatoreve për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve ka krijuar menjëherë telashe të mëdha për UEFA-n dhe protagoniste është bërë skuadra e Dritës, kampione e Ksovës. Testet e kësaj të fundit, të ciilat kanë shpallur disa futbollistë pozitivë, kanë bërë që UEFA të anullojë takimin final të paraeliminatoreve, që ishte planifikuar të luhej sot në Nion të Zvicrës.

Që kur mbërriti në Zvicër, Drita pa t’i izolohen dy lojtarë pasi testet e UEFA-s nxorën pozitiv Gërbeshin dhe shoku i tij i dhomës, Shabani, u detyrua të izolohej gjithashtu. Dje, testet nxorën negativ të dy lojtarët, por doli pozitiv një i tretë, Namani. Ndaj UEFA ka vendosur që të anullojë ndeshjen që duhej të fillonte në orën 18:00.

“Pas vendimit të autoriteteve zvicerane të shëndetësisë, në bashkëpunim me UEFA-n, e gjithë skuadra e Dritës është në karantinë.

Kjo pasi edhe futbollisti i dytë i Dritës ka rezultuar pozitiv me COVID-19, para ndeshjes me Linfiilldin të planifikuar më 11 gusht, ora 18:00 në Nion të Zvicrës, ndaj ajo nuk mudn të luhet.

Futbollisti që rezultoi pozitiv dje, kishte rezultuar negativ në testimet e së premtes, ashtu si edhe e gjithë skuadra e Dritës kishte rezultuar negativ në mbërritjen në Zvicër. Tani çështja do të shqyrtohet nga Komisioinet e UEFA-s për një vendim të mëtejshëm”, shkruhet në njoftimin e UEFA-s. Situatë kaotike dhe e paprecedent, pasi nënkuptohet që ekipi i Dritës është infektuar në Zvicër e kjo mund të ketë pasoja të rënda për UEFA-n si organizatore e minigrupit. /vipsport.al/