sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kampioni Keqi: Kombëtarja është synimi im, futbolli në Maltë ngjan me Premier Ligën

Kristian Keqi është një nga shqiptarët e pakët, që luajnë në Europë dhe kanë arritur të dalin kampion me skuadrat e tyre. Mesfushori 24-vjeçar aktivizohet në Maltë me ekipin e Floriana, ku ka arritur të shpallet kampion dhe do të përfaqësohet në fazën pre-eliminatore të Champions League, ku kundërshtar i mundshëm mund të jetë Drita e Gjilanit.

Keqi është një nga golashënuesit më të mirë të ligës ishullore, ku në 20 ndeshje ka mundur të gjejë rrjetën 14 herë. Së fundmi ai ka dhënë një intervistë, ku tregon për synimet e tij dhe jep një vlerësim për futbollin maltez, të cilin e krahason me futbollin anglez. Keqi pjesën dërrmuese të karrierës e ka kaluar në skuadrat e Serie C dhe D.

“Ishte një vit i veçantë. Larg vendit tënd ti di ca zakone të tjera dhe mënyra të tjera për të luajtur futbooll. Unë jam më shumë se i kënaqur, si në nivel përsonal, ashtu edhe ekipor. Por nuk jam i ngopur, pasi para kemi pre-eliminatoret e Champions League. Mezi po pres, mendoj se është ëndrra e çdo lojtari që të jetë në gjendje të luajë një ndeshje nën himnin e Champions League.

Shpresoj të luaj më shumë dhe jo sa për të kaluar radhën. Futbolli në Maltë? Është një futboll tjetër, më fizik, më i shpejtë, më pak taktik, i ngjashëm me atë anglez, pak më spektakolar. Mund të jetë në një nivel me Serie C, megjithatë niveli po rritet shumë. 5-6 ekipet e para kanë me të vërtetë nivel mjaft të lartë. Më mungon Italia, por jo futbolli italian. Do të kthehesha, por nga Serie B e lart.

Në Serie C dhe Serie D ka shumë gjëra që duhet të ndryshojnë dhe nuk më pëlqen. Unë mendoj gjithmonë për këtë, ky është qëllimi im. Fiorentina është ëndrra ime e madhe, por unë eci me shkallë, jam koshient që duhet të punoj akoma më shumë”, u shpreh Keqi për mediet italiane. /vipsport.al/

more recommended stories