sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kallakun e “ndjek” një tjetër talent, 21-vjeçari drejt Turqisë

Teuta këtë sezon është një nga skuadrat me më shumë zbulime në organikën e saj. Emra si Dejvid Kapllani apo Lorenco Vila, bashkuar me pjesën tjetër të talenteve të Superiores, tregojnë se e ardhmja e ofensivës së kombëtares sonë pritet të jetë e ndritur. Së fundmi Teuta shiti Sherif Kallakun në Kroaci dhe largimi i radhës pritet të jetë Lorenco Vila.

Talenti 21-vjeçar ka bërë një sezon shumë të mirë dhe ka mbajtur një peshë të madhe në sulmin e Teutës. Aventurës së tij në Kategorinë Superiore duket se i ka ardhur fundi. Durrsaku ka marrë interes nga klube jashtë vendit dhe mësohet se Menemenspor është klubi i ardhshëm i Lorenco Vilës.

Akordi mes palëve është arritur dhe në ditët në vijim pritet të zyrtarizohet largimi i talentit. Klubi i ligës së dytë turke është impresionuar nga Selmani e Domgjoni dhe ka sjellë disa skautë në vendin tonë për të evidentuar talente. Vetë drejtori sportiv i Menemenspor, Rexhep Ersoi vërteton lajmet e medieve turke.

“Lorenco Vila është një futbollist i mirë, sikurse edhe 23-vjeçari nigerian Bernard Bulbua, që e kemi transferuar së fundmi. Përforcimet tona me lojtarë cilësorë nga jashtë do të vazhdojnë. Po kërkojmë për futbollistë në shumë vende, gjatë gjithë sezonit. Gjithashtu po takohemi me ata lojtarë që i kemi veçuar”, u shpreh Ersoi, duke konfirmuar interesin për talentin durrsak. /vipsport.al/