sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kallaku: U nisëm për titullin, por na mjafton Kupa, zgjodha të kaloj në një ligë të fortë

Sherif Kallaku këtë sezon ka treguar se është superstari i Teutës dhe një nga lojtarët më të mirë të Kategorisë Superiore. Talenti 22-vjeçar e kurorëzoi këtë kampionat me fitimin e Kupës këtë mbrëmje ndaj Tiranës me shifrat 2-0 dhe nga nesër ai niset për në Kroaci, ku do të zëvendësojë largimet e Uzunit e Kastratit te Lokomtiva Zagreb.

Teuta për Kallakun është mjaftuar vetëm me një “kacidhe”, me fantazistin, që i bashkohet kroatëve për vetëm 150 mijë euro. Mbetet për tu parë nëse Teuta ka mbajtur përqindje të kartonit të Kallakut. Pas ndeshjes për Super Sport, numri 10 i durrsakëve tregoi për synimet e tij në aventurën e re.

“Teuta e kishte si projekt që të shpallej kampion, por kishte edhe synim që të sillte në Durrës një trofe. Jam shumë i lumtur që sollëm një trofe në Durrës. Shpresoj që Teuta të ketë vazhdimësi dhe të vazhdojë me suksese. Në Shkodër ka qenë 2-0 dhe në besuam që edhe me një gol dhe i lumtur që arritëm këtu. Jam shumë i lumtur për hapin  e madh që do bëj, por edhe për faktin se kam lënë një shije të mirë këtu.

Shpresoj që të kem një karrierë të suksesshme tani dhe në të ardhmen pse jo të rikthehem këtu. Zgjodha një kampionat të fortë, një vend ku është një trampolinë shumë e mirë për mua. Do punoj fort për të ecur sa më shumë, pasi dëshira e madhe është të eci para dhe të rritem”, u shpreh Kallaku. /vipsport.al/

more recommended stories