sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Junajtid “kokë e këmbë” për Sançon, ngërçi është te mënyra e pagesës

Mançester Junajtid po priste verdiktet e Premier Ligës, për të mësuar nëse do të luante në Champions League sezonin e ardhshëm, për të planifikuar edhe merkaton. Solskjaer në fund arriti të udhëheqë skuadrën e tij në Champions League dhe rrugës së ardhjes së Xhejdon Sanços te Manccester Junajtid i pakësohet një pengesë.

Marrëveshja me lojtarin është arritur prej kohësh, me anglezin, që është gati të firmosë deri në verën e vitit 2025. Ngërçi është te Dortmund, që ka treguar edhe më parë se nuk i lëshon lojtarët pa u plotësuar dëshira e tyre. Ata duan rreth 120 milionë euro.

Junajtid e ka bërë të qartë se nuk e plotëson këtë shifër, por së fundmi e ka rritur ofertën, duke vënë në dispozicion një ofertë prej 101 milionë eurosh (90 milionë paund). Dortmund është gati të pranojë këtë ofertë vetëm në rast se anglezët i paguajnë në mënyrë direkte. Junajtid për momentin po shtyn të paguajë në disa këste pas mbylljes së pandemisë. Dortmund nuk pranon, por negociatat vazhdojnë ende. /vipsport.al/