sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

“Ju njohim me një prej më të mirëve të Shqipërisë”, Lokomotiva prezanton Sherif Kallakun

Sherif Kallaku ishte zyrtarizuar prej ditësh për kalimin te Lokomotiva, por klubi kroat ka zgjedhur vetëm sot të prezantojë mesfushorin për tifozët. Klubi ballkanas konfirmon afrimin e 22-vjeçarit dhe e prezanton në mënyrë mjaft pompoze.

“Lokomotivës i është bashkuar një prej talenteve më të mëdhenj shqiptarë, mesfushori i ri Sherif Kallaku. Sherifi është kapiten i skuadrës së Shqipërisë U21, për të cilën ka luajtur 14 herë. Ai vjen nga shqiptarët e Teutës, për të cilën sezonin e fundit luajti në 31 ndeshje dhe shënoi 14 gola”, shkruhet në deklaratën e nënkampionëve të Kroacisë.

Për mediet sociale të klubit ka folur edhe vetë Kallaku, i cili duket i kënaqur dhe mendon se do ambientohet shpejt falë katër shqiptarëve të tjerë, që e presin te Lokomotiva. Enis Çokaj, Indrit Tuçi e Jon Mërsinaj ishin sezonin e sapombyllur, ndërkohë që Xhemal Ibishi iu shtua gjatë kësaj merkatoje.

“I njoh të gjithë djemtë shqiptarë të Lokomotivës, kështu që do të jetë më e lehtë për mua të përshtatem në mjedisin e ri. I kam ndjekur edhe ndeshjet e Lokomotivës më parë. Tani dua që të vazhdoj me fitore në sezonin e ri”, u shpreh ish-fantazisti i Teutës, që kaloi për shifrën e 150 mijë eurove në Kroaci, me durrsakët, që mbajnë ende 20% të kartonit.

Kallaku ka firmosur kontratë për tre vite me Lokomotivën. Mbetet pesë numri i shqiptarëve te Lokomotiva, ndërkohë që nuk përjashtohet të shkojë në gjashtë, pasi talentet në këtë sezon të Superiores nuk kanë munguar dhe disa prej tyre ende nuk kanë vendosur për të ardhmen. /vipsport.al/