sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Jo vetëm Tirana, njihuni me të gjitha ndeshjet e raundit të parë të Champions League

Kampionët e Kosovës, Drita fituan mbrëmjen e djeshme 2-1 ndaj Inter d’Eskalades dhe mbërritën në finale të miniturneut, ku do të ndeshen me Linfild në finale. Në rast se gjilanasit fitojnë ndaj skuadrës nga Irlanda e Veriut, atëherë kalojnë në ruandin e parë eliminator të Champions League, për të cilin është hedhur shorti ditën e sotme.

Kundërshtari i çiftit Linfild-Drita janë polakët e Legia Varshavës. Një kundërshtar shumë i vështirë dardanët, që në fakt ishin në një grup ferri dhe çdo skuadër që mund të kishin përballë ishte shumë herë më e fortë se ata. Ndërkohë një skuadër që mund të ishte përballë Dritës ishte edhe Ferenvarosh i Myrto Uzunit.

Shorti nuk e ka vënë përballë sulmuesin me bashkëkombasit e tij, por ka peshkuar një kundërshtar më të fortë, suedezët e Djurgarden. Dinamo Brest e Elis Bakaj do të ketë një përballje shumë të vështirë ndaj kazakistanasve të Astanës. Nënkampionëve të Maqedonisë, Sileks shorti i ka rezervuar Karabak, një nga kundërshtarët më të vështirë të këtij raundi. Kristan Keqi, i cili aktivizohet me Florianën në Maltë do të përballët me gjigantët rumunë të Klyzh.

Më poshtë ju njohim me të gjitha sfidat e raundit të parë eliminator të Champions League:

Ferencváros (HUN) vs Djurgården (SWE)
Celtic (SCO) vs KR Reykjavík (ISL)
Legia Warszawa (POL) vs Drita (KOS)/Linfield (NIR)
Sheriff (MDA) vs Fola Esch (LUX)
Connah’s Quay Nomads (WAL) vs Sarajevo (BIH)
Crvena zvezda (SRB) vs Europa (GIB)
Budućnost Podgorica (MNE) vs Ludogorets (BUL)
Ararat-Armenia (ARM) vs Omonia (CYP)
Floriana (MLT) vs CFR Cluj (ROU)
Maccabi Tel-Aviv (ISR) vs Riga (LVA)
Qarabağ (AZE) vs Sileks (MKD)
Dinamo Tbilisi (GEO) vs Tirana (ALB)
Dynamo Brest (BLR) vs Astana (KAZ)
Molde (NOR) vs KuPS (FIN)
Flora Tallinn (EST) vs Sūduva (LTU)
Celje (SVN) vs Dundalk (IRL)
KÍ (FRO) vs Slovan Bratislava (SVK)