sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Jo vetëm Kupa, edhe Vllaznia kërkon finale mbijetese më tifozë

Federata Shqiptare e Futbollit ka kërkuar sot zyrtarisht nga institucionet shqiptare që të mundësojnë zhvillimin e finalës së Kupës së Shqipërisë me praninë e një numri të kufizuar tifozësh. Një kërkesë që pasohet nga ajo e Vllaznisë e cila shpreson që kjo kërkesë të miratohet bashkë me atë për zhvillimin e ndeshjes finale për mbijetesën ndaj Besëlidhjes po me praninë e tifozëve.

Klubi shkodran i ka dërguar një kërkesë FSHF-së, duke e nxitur që të negociojë me autoritetet që të jetë edhe ndeshja e tyre nesër më mbështetës në shkallaret e stadiumit.

REAGIMI

“KF Vllaznia është njohur përmes medieve, por edhe përmes faqes tuaj zyrtare, me një kërkesë që Federata Shqiptare e Futbollit u ka bërë instancave shtetërore për ta luajtur me tifozë ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë, duke marrë edhe shembullin e Francës, ku finalja e Kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte.

Në këtë kontekst, do të dëshironim që në kërkesën tuaj ndaj instancave shtetërore të përfshini edhe ndeshjen Vllaznia- Besëlidhja. Vërtetë finalja e Kupës së Shqipërisë është finale, por edhe sfida jonë është një “finale” dhe për më tepër, një ndeshje që pritet me shumë interes nga tifozëritë e të dy ekipeve.

Për këtë arsye, kërkojmë nga ana Juaj që përpos dëshirës për të patur tifozë në ndeshjen finale të Kupës, ato të lejohen konform rregullave dhe distancimit edhe në ndeshjen Vllaznia- Besëlidhja. 16 mijë vendet që ka stadiumin “Loro Boriçi” janë një mundësi shumë e mirë që në stadium të ketë një numër të kufizuar tifozësh dhe duke respektuar rregullat e distancimit.

Mbesim me shpresën e plotësimit të kësaj kërkese!

KF VLLAZNIA