sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Jo vetëm Karabak, klubi i elitës turke insiston për Gentian Selmanin

Fillimi i sezonit të ri do ta gjejë Gentian Selmanin në radhët e një skuadre tjetër. Portieri i përfaqësueses shqiptare po bëhet gati t’i japë lamtumirën Menemenspor, duke parë se në adresë të tij kanë ardhur oferta të shumta.

Më e rëndësishmja ka qenë ajo e klubit të Karabak, i cili synon të kthehet përsëri në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve e sheh te portieri shqiptar një element që mund të përforcojë ndjeshëm radhët e tij. Por nuk kanë munguar oferta të tjera nga elita e futbollit turk, ku më e rëndësishmja duket ajo e klubit të Antaliaspor.

Skuadra në fjalë, bashkë me Kasëmpasha, ka kërkuar informacion për Selmanin por sipas mediave turke, te Antaliaspor janë që  tani të bindur për cilësitë e tij dhe po bëhen gati për një ofertë zyrtare për portierin. Klubi i Menemenspor pret që ajo shifër të jetë rreth 1 milion euro pasi kaq e vlerëson kartonin e futbollistit shquiptar, shifër që do të bënte të lumtur edhe Laçin që do të përfitonte përqindje nga shitja e Selmanit. /vipsport.al/