sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Jo vetëm afrime, Dinamo rinovon me tre protagonistë të mbijetesës për sezonin e ri

Klubi i Dinamos ka qenë ndër më aktivët në këto ditë të para të merkatos së futbollistëve për të përforcuar radhët me futbollistë cilësorë për të përgatitur sezonin e ardhshëm ku blutë kryeqytetas hyjnë me objektiva të tjera, të ndryshme nga ato të viteve të fundit ku fokusi ishte mbijetesa.

Në sezonin që sapo u mbyll, mbijetesa u sigurua me vështirësi dhe DInamo nuk dëshiron më të gjendet në një situatë të ngjashme. Por gjithsesi, drejtuesit e klubit kanë menduar që të konfirmojnë disa prej emrave që siguruan qëndrimin në Kategorinë e Parë dhe sot kanë zyrtarzizuar tre rinovime kontratash.

“Erald Kolgega, Niko Paterni dhe Damiano Pontrelli do të jenë edhe sezonin e ri pjesë e projektit të Dinamos.

Të tre lojtarët zhvilluan një sezon të shkëlqyer në pjesën e dytë të kampionatit ndërsa dëshira për të vijuar bashkëpunimin ishte e të dyja palëve”, shkruhej në njoftimin e DInamos që konfirmonte firmat me këta futbollistë të cilët do të vishen blu të paktën edhe në sezonin e ardhshëm. /vipsport.al/

more recommended stories