sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Jahmir Hyka vazhdon udhëtimin nëpër botë, pas SHBA e ka radhën Kina

Kthimi i Jahmir Hykës në Kategorinë Superiore duket se do të shtyhet përsëri. Mesfushiri i talentuar shqiptar ka vendosur që të vazhdojë përsëri karrierën e tij jashtë dhe përsëri në një kontinent të largët.

Pas diellit kalifornian me fanellën e San Hoze, tashmë Hyka bëhet gati të kalojë në anën tjetër të botës për të treguar vlerat e tij, duke veshur fanellën e një klubi kinez. Sipas informacioneve në portalet kineze, Hyka ka një akord parimor me skuadrën e Guizhou Hengfeng në kategorinë e dytë kineze dhe pritet të transferohet atje sapo të ketë përfunduar procedurat për pajisjen me vizë.

Në radhët e kësaj skuadre ai do të ketë mundësinë që të luajë përkrah një emri të njohru si Nikica Jelaviç, ish-sulmuesit të përfaqësueses së Kroacisë, i cili për disa vite me radhë ka luajtur me sukses në kampionatin anglez të futbollit. Duket se ambiciet e klubit kinez këtë vit janë të kërkojë ngjitjen në elitë ndaj po bën një merkato me lojtarë cilësorë me eksperiencë, duek pikasur mes tyre dhe Hykën. /vipsport.al/

more recommended stories