sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

I përfundon kontrata pas dy viteve, klubi mund ta shesë Januzaj

Adnan Januzaj mund të largohet në këtë merkato nga klubi i Real Sociedad. Në fakt, edhe pse sulmuesi me origjinë shqiptare ka dhënë një kontribut të madh për ekipin bask, sidomos pas rifillimit të kampionatit, sërish nuk ka marrë një propozim për rinovimin e kontratës.

Ish-futbollisti i Mançester Junajtid ka një kontratë deri në vitin 2022, mirëpo kërkon rinovimin edhe për të përmirësuar kushtet financiare. Megjithatë, te Sociedad nuk e kanë këtë plan dhe për lojtarin presin oferta . Kujtojmë se Januzaj ishte pranë largimit nga Spanja edhe në janar, teksa kishte interes nga ana e Romës dhe Milanit.

Klauzola e Januzaj është 50 milionë euro, megjithatë ai mund të largohet edhe për 18-20 milionë euro. Në rast shitje, atëherë Sociedad i detyrohet edhe 30% të shumës së përfituar Mançester Junajtid, sipas marrëveshjes së arritur kur Januzaj u transferua në La Liga. /VipSport.al/