sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

I dha sot lamtumirën Kukësit, portieri prezantohet si blerja e re e Feronikelit

Nuk ka vonuar shumë që ish-portieri i Kukësit, Ilir Avdyli, të zyrtarizohet në skuadrën e tij të re. Portieri është kthyer në Kosvoë, ku ka zgjedhur që t’i bashkohet skuadrës së Feronikelit.

Pas eksperiencës te Kamza, ai nuk arriti që të fitonte një vend titullari te Kukësi, ku Dashamir Xhika mbeti zgjedhja e parë e klubit. Ndaj në mbyllje të këtij sezoni ai vendosi që të largohej dhe sot konfirmoi nëpërmjet rrjeteve sociale se nuk do të vazhdonte te Kukësi.

Gjatë pasdites, Feronikeli konfirmoi në faqen zyrtare se Avdyli i ishte bashkuar kësaj skuadre që synon të kthehet përsëri protagoniste kryesore në edicionin e ardhshëm.

POSTIMI I FERONIKELIT

Gjatë ditës së martë, një tjetër futbollist i është bashkuar FC Feronikelit, për të ndihmuar skuadrën drejt objektivave për sezonin 2020/21.

Bëhet fjalë për portierin, Ilir Avdyli, i cili është dakorduar me klubin, për të vazhduar karrierën e tij në ngjyrat gjelbërt e bardhë.

Avdyli ishte pjesë e skuadrës së Kukësit nga Shqipëria dhe më parë, ai kishte mbrojtur ngjyrat e KF Tiranës, KF Kamzës e po ashtu edhe Shkëndijës së Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë se Avdyli ishte edhe pjesë e Kombëtarës së Kosovës.

Ilir Avdyli është i lindur më 20 maj 1990 në Prishtinë dhe është i gjatë 1.89cm.

Ai do të i bashkohet klubit në stërvitje më 10 gusht.