sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Hysaj refuzon Torinon dhe nuk ka rinovim, kthehet në skenë përsëri Juventusi

Elseid Hysaj kthehet përsëri ne qendër të merkaots me një hipotezë të bujshme që e sheh atë t’i bashkohet kampionëve të Juventusit. Gjithçka ka ndryshuar me shpejtësi në 24 orët e fundit, me oferta të refuzuara e ide shkëmbmi të bujshëm.

Si fillim mediat italiane raportojnë se Napoli ka vendosur të mos rinovojë kontratën e mbrojtësit, edhe pse dukej se Gatuzo ishte gati ta mbante në radhët e ekipit të tij. Në këtë situatë, Hysaj është gati të dëgjojë ofeta, por ka refuzuar menjëherë të parën që i ka ardhur. Klubi i Torinos ka shfaqur interes për futbollistin dhe ka qenë i gatshëm të nënshkruante me të, por Hysaj e ka refuzuar, pasi dëshiron të jetë pejsë e një ekipi që lufton për trofe dhe jo e një skaudre që qëndron në mesin e tabelës.

Por ndërkohë, atij i duhet të gjejë një sistemim për vitin tjetër dhe këtu del në skenë Juventus. Sipas mediave pranë klubit të Napolit, po diskutohet një shkënbim që do të ishte i bujshëm mes Napolit dhe Juventusit, armiq për shumë vite me radhë. Napolitanët do të linin të largoheshin Hysaj dhe Milik në drejtim të bardhezinjve që do të dërgonin në anën tjetër Bernardeski dhe Higuain. Një shkëmbim që duket si fantazi e merkatos, por që në Itali po i japin gjithnjë e më shumë zë, duke e kthyer në një telenovelë të mirëfillë të kësaj vere të çuditshme. /vipsport.al/