sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Hyka: Tirana? Është ende herët, jam pranë kalimit në Zvicër, do e merrni vesh shpejt

Jahmir Hyka ka provuar të luajë në disa kontinente dhe rrugëtimi i tij jashtë atdheut duket se nuk ka përfunduar ende. 31-vjeçari është lojtar i lirë dhe Tirana ëndërron rikthimin e tij në kryeqytet. Megjithatë, Hyka vendos ta shtyjë këtë kalim, pasi për Super Sport tregon se është pranë transferimit në Zvicër.

“Kam patur bisedime edhe në vendin tonë, megjithatë po shoh për jashtë vendit. Kam patur bisedime në Zvicër, Kam patur negociata me një klub, që nuk mund ta përmend, por shumë shpejt do merret vesh nëse do kryhet. Kampionati shqiptar mbetet si opsion, por po shoh për jashtë vendit.

Së pari desha ta uroj Tiranën për titullin sepse u bë kohë e gjatë që nuk e fitonte. Unë e kam thënë gjithmonë që jam tifoz i Tiranës dhe do e vesh sërish fanellën e Tiranës, por do të shohim se kur do të ndodhë, gjithçka është e hapur dhe të shohim në të ardhmen”, u shpreh mesfushori nga Sauku. /vipsport.al/