sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Hungareze, bullgare dhe polake. Kukësi mëson rivalët e mundshëm në short

Klubi i Kukësit ka mësuar sot nga UEFA 3 emrat e rivalëve të mundshëm që do të ketë në shortin e nesëm të Ligës së Europës për turin e pare tëë turneut. UEFA ka bërë ndarje gjeografike duke u bazuar edhe në situatën e COVID-19 dhe si janë raportet e vendeve mes njëri-tjetit për qarkullimin e njerëzve.

Parashikohet që tani një duel i vështirë për kuksianët, pasi skuadrat që ka përpara në goglat e shortit vijnë nga kampionate më të forta, edhe pse ekipi ishte vetë në vazon e skuadrave të forta. Kukësi bëri të ditur se përballë do të jetë një mes Slavia Sofia të Bullgarisë, Akademia Pushkash të Hungarisë dhe Krakovia Krakovë të Polonisë.

“Pasditen e sotme, janë përcaktuar grupet me kundërshtarët e mundshëm që do të kemi në short.

Akademia Puskas nga Hungaria, Craciova Krakow nga Polonia dhe Slavia Sofia nga Bullgaria, janë kundërshtarët e mundshëm të skuadrës sonë.

Ndryshe nga vitet e tjera, 3 fazat e para kualifikuese luhen me një ndeshje dhe turi i parë fillon nga data 27 gusht”, shkruhej në njoftmin e klubit. /vipsport.al/

more recommended stories