sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Humbja e Romës i gëzoi më shumë se një derbi, te Lacio më në fund festojnë për Champions

Humbja e Romës dhe eliminimi i verdhekuqve nga Liga e Europës, ka gëzuar padyshim Seviljen që vazhdoi më tej në turne, por më shumë Lacion. Dhe jo vetëm për rivalitetin e ndezur mes dy skuadrave në kryeqytetin italian, por për faktin se në lojë ishte pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm.

Lacio u rendit e katërta në kampionat dhe nuk e kishte të sigurt praninë në aktivitetin e edicionit tjetër. Gjithçka kishte të bënte me faktin se në garë në Ligën e Europës ishte Roma, ndërsa në Ligën e Kampioneve ishte Napoli, të dyja skuadra që kishin përfunduar jashtë katërshes së ekipeve të para në Serinë A.

Nëse Roma do të fitonte Ligën e Europës dhe Napoli do të fitonte Ligën e Kampioneve, atëherë rregulloret e UEFA-s do t’ia ndalonin Lacios që të merrte pjesë në Ligën e Kampioneve. UEFA nuk lejon më shumë se 5 skuadra nga një vend në turneun elitar dhe atje mund të shkonin dy italianët e mësipërme si fituese të trofeve dhe Juventusi, Interi e Atalanta që kishin siguruar tre vendet e para në klasifikim. Ndaj tani te Lacio mund të marrin frymë të qetë, pasi kanë siguruar një vend në Ligën e Kampioneve dhe mund të mendojnë qetësisht për kthimin në futbollin e elitës pas shumë vitesh. /viopsport.al/