sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Halili: Ky short më kënaq, brenda javës zyrtarizojmë tre afrime të reja

Tirana mësoi sot kundërshtarin e raundit të parë kualifikues në Champions League, ku do të luajë në Gjeorgji ndaj vendasve të Dinamo Tbilisit. Në lidhje me shortin ka folur edhe presidenti bardheblu, Refik Halili, i cili për faqen e klubit shprehet i kënaqur për shortin. Ai shton se brenda javësh bardhebluve do i shtohen edhe tre afrime të rinj.

“Ndihem vërtet mirë, madje jam i qetë. Edhe pse ka pandemi futbolli vazhdon. Është lehtësim fakti që të vazhdojmë të respektojmë ato rregulla që ka vendosur Uefa si edhe Federata Shqiptare për futbollin.Kisha pritshmëri për shortin. Më tepër u gëzova për këtë përzgjedhje të fatit, pasi ne kemi luajtur më parë me FC Dinamo Tbilisi.

Për klubin ishte short i mirë, duke shpresuar që të ecim bindshëm përpara. Brenda javës do të kemi edhe tre afrime të reja. Shpresoj edhe uroj që të gjithë futbollistët të vazhdojnë të gëzojne shëndet të mirë edhe të shkojmë në Gjeorgji të mobilizuar për të zhvilluar këtë ndeshje të rradhës”, u shpreh Halili. /vipsport.al/