sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Grumbullimi i radhës për Vrionin, Sarri lë pushim Ronaldon

Xhakomo Vrioni ka përfituar grumbullimin e gjashtë sezonal me Juventusin. Sulmuesi shqiptar, duke përfituar edhe nga mungesa e disa prej lojtarëve kryesorë bardhezinj, ndoshta do të marrë një shans nga trajneri Mauricio Sarri për të debutuar në ndeshjen e fundit të Serisë A, sot ndaj Romës.

Aventura e deritanishme si bardhezi nuk ka qenë negative për Vrionin, i cili përveç grumbullimit me ekipin e parë, ka luajtur me të rinjtë ku ka shënuar edhe dy gola. Ndërkaë, në listën e shpallur nga ana e teknikut toskan, bie në sy mungesa e Kristiano Ronaldos.

Sulmuesi portugez është lënë pushim, duke parë që në horizont është ndeshja me lionin në Ligën e Kampionëve dhe është pikërisht një takim mjaft vendimtar për bardhezinjtë që e kanë humbur 1-0 takimin e parë në Francë dhe duhet të përmbysin. /VipSport.al/